Tre pacientë me COVID-19 humbën jetën të shtunën në Shqipëri, ndërsa 149 persona të tjerë u diagnostikuan të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktimat ishin të moshave 62-87 vjeç nga Tirana, Librazhdi dhe Përmeti. Këhstu totali i viktimave shkon në 2,340.
Ministria tha se gjatë 24 orëve janë kryer 2,886 teste, prej të cilave rezultuan pozitivë 149 persona – pozitiviteti 5.1%.
Në spitale mbeten të shtruar 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë ministria raportoi si të shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.