Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë në Gjermani (BAMF) ka publikuar shifrat e azilkërkuesve gjatë muajit janar 2019, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në portalin gjerman epochtimes.de. Shifrat tregojnë se në krahasim nga dhjetori, përsëri kemi rritje të pranimit të azilkërkuesve.
“Nëse në dhjetor aplikuan për azil 10.561 persona, në janar kjo shifër është 17.051,” përcjell foldrejt.com. Për krahasim, në janar 2018 kjo shifër është për 13.1 përqind më shumë ose 1974 persona më shumë.
Numri më i madh i refugjatëve tani është nga Siria 3647, Iraku 1498, Nigeria 1248, Irani 1006.
Ajo që mbetet për t’u habitur është se numri i azilkërkuesve nga Maqedonia është trefishuar nga dhjetori 2018 në janar 2019. Në dhjetor kishte 189 shtetas të Maqedonisë që kërkuan azil në Gjermani, kurse në janar 2019 kjo shifër ishte 499./Foldrejt.com