Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME DIASPORË

Tregon avokati, ja si duhet të sigurohet viza për bashkim familjar në Gjermani

3 vjet më parë
in DIASPORË
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Avokati Yosif Altundag trajton shumë raste nga Ballkani Perëndimor që kanë probleme në Gjermani me bashkimin familjar. Për DW ai shpjegon, se çfarë gabimesh duhen mënjanuar nga aplikuesit.

Vitet e fundit kanë ardhur shumë punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të punuar e jetuar në Gjermani. Shumë prej tyre natyrisht që duan të bashkohen edhe me familjet që kanë lënë atdhe. Si e rregullon ligjvënësi gjerman këtë?

Yosif Altundag: Bashkimi familjar për njerëzit që vijnë në Gjermani, sidomos ata nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj, rregullohet përmes ligjit të qëndrimit në Gjermani. Nëse një anëtar i familjes jeton në Gjermani, atëherë ka rregullore, në bazë të cilave orientohet bashkimi familjar. Më së shpeshti, kështu e kemi pasur përvojën, janë bashkëshortët, apo baballarët e fëmijëve, ata që vijnë në Gjermani, ju e dini, Gjermania në vitet e fundit ka pasur nevojë për shumë punëtorë. Prandaj u vendos edhe Rregullorja e Ballkanit Perëndimor që e rregullon ligjërisht këtë.

Lexoni edhe..

Sot përcillet për në banesën e fundit Ukë Gjonbalaj, patriot dhe intelektual i shquar shqiptar

Familjes së Afrim Bunjakut i vije një çek me vlerë prej 60 mijë dollarësh

Porosit Web Porosit Web

Kur mund t’i sjellin familjarët këta punëtorë që janë ndërkohë në Gjermani në bazë të këtyre rregullave?

Kjo varet natyrisht nga lloji i lejes së qëndrimit që ata kanë, por si rregull ata mund t’i sjellin fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes pas dy vjetësh në Gjermani. Por ka edhe përjashtime, gjithmonë në varësi të llojit të lejes së qëndrimit. Problemi që kemi pasur në të shkuarën, tani gjendja është më e mirë, është, se njerëzit kanë shkuar në ambasadën gjermane, kanë bërë aplikimin për vizë aty, ambasada ka bërë një regjistrim, dhe pastaj nuk ndodhte asgjë, pyetjet nuk merrnin përgjigje. E pjesërisht njerëzit kanë pritur atëherë më shumë se 18 muaj për një orar për vizë. Natyrisht një situatë e vështirë. Këtu ishin bashkëshortët, bashkëshortët në rajon, kërkesa ishte shtruar, …kishte raste me gra shtatzëna që ishin vetëm e pjesërisht me fëmijët e tjerë. Kjo ishte e padurueshme. Këtu në Gjermani filluam të merremi me këtë, ambasadat pjesërisht edhe nuk reaguan. Ne përpoqeshim të organizonim prej këtej një orar, dhe ia kemi dalë që të jepej më shpejt orari. Pra nevojitej vërtet ndihma e avokatit për të siguruar një orar. Disa nuk mund të prisnin, për ta kjo fazë ishte shumë e gjatë. Shumë mund të udhëtojnë pa vizë në Gjermani, prandaj ata erdhën këtu dhe u përpoqën pastaj ta shtrojnë këtu kërkesën.

Çfarë problemesh sjell me vete kjo rrugë që zgjedhin familjarët?

Natyrisht kjo nuk është e mençur, sepse duhet të zhvillohet një procedurë për vizën që ta kërkon ligji, që është shumë strikt këtu. Ka vetëm disa raste përjashtuese, ku kjo procedurë nuk kërkohet të kryhet, dhe ky natyrisht është një vendim në bazë të vlerësimit. Nuk do t’ia këshilloja askujt të vijë pa vizë në Gjermani për një qëndrim më të gjatë, kjo penalizohet. Për këtë duhet të fillojë një procedurë vize e vetëm të shpresosh që zyra e të huajve do heqë dorë nga procedura për vizë është spekulative e duhet të kesh edhe pak fat. Ka raste që shihen si raste vështirësie të posaçme (“Härtefall”), por për këtë duhet të ketë shumë arsye që një rast të kategorizohet si vështirësi që të lejon përjashtime.

Çfarë rasti mund të kategorizohej si rast i tillë?

Psh. kur bashkëshortja është shtatzënë dhe ka dy tre fëmijë të vegjël dhe ku nuk ka asnjë në vendin origjinë që mund ta ndihmojë atë, apo kemi raste, kur sëmundjet luajnë rol. Por duhet të jenë arsye shumë, shumë të forta këto dhe ligjvënësi e shikon me shumë vëmendje këtë. Prandaj do rekomandoja të bëhej e plotë procedura e vizës, sepse në shumicën e rasteve viza jepet.

Po, por me kushedi sa vonesa…sepse dihet që ambasadat në Ballkan janë tejet të mbingarkuara…

Kjo është për fat të keq kështu, me procedura që zgjasin një vit edhe më shumë, një vit e gjysmë. Këtë e kemi ngritur si problem. Shumë e vështirë të gjeje dikë atje. Na është dashur një punë shumë e madhe.

Ukraine Kiew Schengen Visum

Çfarë kushtesh në tërësi duhet të përmbushin aplikuesit e bashkimit familjar?

Duhet që jetesa të jetë e siguruar. Kjo është e rëndësishme. E këtu ka probleme, shpesh në Gjermani janë baballarët, por ata nuk fitojnë shumë dhe duan të marrin dy apo tre fëmijë dhe bashkëshorten, por rroga nuk mjafton. Autoritetet e shohin këtë me shumë kujdes, se nuk duan që ata të kalojnë në sistemin e ndihmës sociale të shtetit. Paratë që jep shteti për fëmijët nuk përbëjnë problem, këto mund t’i marrësh dhe llogariten mbi rrogën. Por edhe kërkesa për procedurën e vizës në ambasadë ka shumë rëndësi, sepse shumë nga Ballkani Perëndimor humbasin durimin e kërkojnë këtu ta marrin vizën. Por ky është gabim. Kam pasur personalisht shumë raste të tilla nga Ballkani Perëndimor, por pranoj ato raste, ku shoh një shans.

Po të qëndrojmë tek të ardhurat, që ju i quani shumë të rëndësishme, mund të na thoni një shembull konkret si llogaritet kjo konkretisht?

Le të themi një familje ka babanë, nënën si edhe dy fëmijë, në moshën 10 dhe 12 vjeç. Babai fiton 1800 euro në muaj. Qiraja kushton 600 Euro. Llogaritja që mund të bëhet është kjo:

Babai 1800, – Paratë e fëmijëve janë gjithsej 438,- Qiraja 600,- Nevoja mujore e bashkëshortit 449,- Nevoja mujore e bashkëshortes llogaritet 404,- Nevoja e fëmijëve 311,- E fëmijës tjetër 311,- Nga kjo në fund mbeten 163 euro, që do të thotë se me këtë jetesa është e siguruar. Dhe zyra e të huajve bën një prognozë, ku theksohet rëndësia dhe mundësia e marrjes së lejes së pakufizuar të punës.

Të ardhurat janë një kriter shumë i rëndësishëm, tjetra gjuha. Çfarë njohurish të gjuhës duhen anëtarëve të familjes për bashkimin familjar?

Aplikuesit duhet t’i kenë edhe njohuritë e gjuhës. Kërkohet niveli A1 për bashkëshorten, edhe certifikata përkatëse duhet të paraqitet. Fëmijët nuk kanë nevojë për vërtetime gjuhësore kur janë nën 16 vjeç. Kurse te mbi 16-vjeçarët, dhe kjo është shumë problematike, kërkohet të sigurohen njohuri shumë të mira të gjermanishtes në vendet origjinë.

Çfarë gabimesh mund të mënjanojnë aplikuesit?

E para është se ata humbasin durimin. Bëjnë kërkesën për vizë në ambasadë dhe vijnë në Gjermani, thonë se kërkesën e kam bërë, të shoh se mos e zgjidh në Gjermani, këtë e kam parë te klientët. Një gabim që shoh shpesh është se ata kanë shkuar në shkolla gjuhe jo të certifikuara, pra që nuk i njeh ambasada. Kjo duhet parë me kujdes. Shkollat duhet të jenë të certifikuara dhe që njihen nga ambasada, ndryshe ndodh që vërtetimi për kursin gjuhësor nuk të njihet. P.sh. institucione si Instituti Goethe apo shkollat duhet të kenë identifikimin Telc. Shpesh më ka ndodhur që aplikuesit ishin në shkolla të gabuara, kanë paguar dhe dokumenti nuk iu është njohur.

Tags: AvokatiGjermaniviza
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Lituania i thotë JO gazit rus

Lajmi tjetër

Kanadaja nuk e do Huawein

Të ngjajshme

DIASPORË

Sot përcillet për në banesën e fundit Ukë Gjonbalaj, patriot dhe intelektual i shquar shqiptar

27 Nëntor, 2023
DIASPORË

Familjes së Afrim Bunjakut i vije një çek me vlerë prej 60 mijë dollarësh

20 Tetor, 2023
DIASPORË

“Frikë në Beograd”, shpërthen debati për vilën e Radojçiqit, a do të konfiskohet ajo?

3 Tetor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM