Komiteti Kombëtar për Luftimin e Terrorizmit njoftoi dje se një kamion shpërtheu në Urën e Krimesë dhe se shtatë autocisternë me karburant morën flakë në një tren që po kalonte mbi urë.
Treni i parë i pasagjerëve ka kaluar me sukses të gjithë urën e Krimesë pas shpërthimit që ndaloi qarkullimin, njoftuan nga kompania e transportit Grand Servis Express, transmeton Fol Drejt.
Siç specifikohet, treni i pasagjerëve Simferopol-Moskë kaloi mbrëmë Urën e Krimesë në drejtim të Territorit të Krasnodarit./FolDrejt/