Një person u vra dhe një tjetër u plagos, pasi një burrë hapi zjarr në një tren udhëtarësh të mbushur me njerëz në San Francisco.
Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 10:00 në stacionin Castro, me orën lokale dhe sipas Policisë ky dukej të ishte një incident i izoluar.
Vrasësi ka zbritur nga treni në stacionin Castro dhe është larguar, ndërsa policia është në ndjekje të vrasësit.
Ende është e paqartë nëse vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. Për momentin shërbimi i trenave metropolitane është pezulluar.
Hetuesit po kontrollonin gjithashtu imazhet nga kamerat në tren dhe në stacionin Castro.
Policia tha se i dyshuari është një burrë i veshur me rroba të errëta, me një xhaketë me kapuç./ABCnews/