Trepça ka arritur të fitojë si mysafir i Pejës me rezultat 81-75 për të kaluar në finalen e madhe.
Kjo pasi ishte fitorja e tretë e mitrovicasve në katër ndeshje dhe me rezultat 3-1 ka kaluar në finale ku do të takohet me Golden Eagle Yllin.
Prej fillimit e deri në fund, Trepça administroi ndeshjen duke qenë vazhdimisht në epërsi.
Çerekun e parë mitrovicasit e fituan me rezultat 23-12, ndërsa edhe në të dytin ishin më të mirë 22-20, duke e mbyllur pjesën e parë 45-32.
Peja u këndell në pjesën e dytë, por epërsia e madhe nuk arriti të shkrihet.
Në fund Trepça festoi fitoren me rezultat 81-76.
Drilon Hajrizi me 22 pikë dhe 12 kërcime ishte më i miri te mysafirët, ndërsa AR Arian Callakaj më i miri te Peja me 19 pikë./Telegrafi/