Janë bërë gjysmë viti që kur minierës së Trepçës në Stantërg i mungon mjeku.
Moszëvendësimi i doktorit që u pensionua i shqetësoi goxha punëtorët e nëntokës. Ata thonë se ka raste shumë të shpeshta kur lëndohen në vendin e punës e kanë nevojë për kontrolle mjekësore.
Përveç kontrolleve në rast ‘aksidenti’, minatorëve mjeku i nevojitet edhe për vërtetimin e pushimit mjekësor, që sipas tyre duhet ta ketë vetëm vulën e ndërmarrjes.
Kryeshefi Enis Abdurrahmani i tha Klan Kosovës që në mungesë të bordit mbikëqyrës nuk mund të hapë konkurs për punësimin e një mjeku.
Ai përmes telefonit tha se sapo të formohet bordi do të bëjë kërkesën për plotësimin e kësaj pozite.