Më 10, 11 e 12 janar oficerët korrektues kanë gjetur sasi të substancave narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Për rastet të cilat tashmë po hetohen, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
Në ditën e parë u gjetën 9 gram marihuanë, në ditën e dytë 26 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 34 gram dhe në ditën e tretë është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 245 gram.
“Qendra Korrektuese Dubravë 10.01.2023-20:50. Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues në veshjen e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9 gram, rasti në procedurë hetimore.
Qendra Korrektuese Dubravë 11.01.2023-13:50. Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues te njëri nga tre të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 26 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 34 gram. Rasti në procedurë hetimore.
Qendra Korrektuese Dubravë 12.01.2023-13:15. Gjatë kontrollit në brendi të zonës së burgut nga oficerët korrektues është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 245 gram. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia./FolDrejt/