Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur, se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar disa të dyshuar për narkotikë në Prishtinë, Pejë e Prizren.
Të dyshuarit janë meshkuj kosovarë të cilët janë ndaluar nga policia, dhe pas kontrollimit u është gjetur substancë e dyshuar narkotike e tipit marihuanë. Këta të arrestuar janë revoltuar e madje kanë ushtruar dhunë ndaj zyrtarëve policorë, të cilët si pasojë i janë nënshtruar një tretmani mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar e dërguar në paraburgim transmeton Fol Drejt.
Ky është raporti i Policisë së Kosovës:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Taulantia, Prishtinë 07.06.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile. Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.7 gramë. Zyrtarët policor për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rreth rrotullimi, Prizren-Veri 01.06.2022 – 12:00. Lidhur me rastin me datën 07.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE
Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 07.06.2022 – 19:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se kur ishin ndaluar nga njësiti policor te njëri prej tyre është gjete dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë i kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.