Janë raportuar tri raste të ngacmimit e abuzimit seksual në 24 orët e fundit në tri komuna të ndryshme të Kosovës.
Rastet kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Prizrenit e Vushtrrisë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh që ka arritur nga Policia e Kosovës në drejtorinë për rajonin e Prishtinës, viktima femër ka deklaruar se me datën 10 qershor, rreth orës 04:30 të mëngjesit, është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje e rasti është në procedure hetimore.
Ndërkohë, në Prizren është arrestuar një i dyshuar nën akuzat se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër kosovare (të mitur).
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Një rast i ngjashëm me abuzim ndaj një të miture është raportuar edhe në Vushtrri.
I dyshuari është arrestuar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/