Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Prizren, pasi shkaktuan dhunë në familjet e tyre.
Rasti i parë ndodhi rreth orës 12:10, i dyti, 20:20 dhe i treti në orën 15:00, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Prizren 15.02.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prizren 15.02.2023-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 15.02.2023-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shqetësuar vazhdimisht dhe se fundmi edhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/