Gjithsej tri raste të dhunës familjare janë raportuar se kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, me ç’rast policia ka arrestuar 4 persona.
Këto tri raste kanë ndodhur me datën 20, transmeton Fol Drejt.
“Tri raste të ndara në rajonin e Prishtinës janë arrestuar katër persona të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovare, me ç’rast tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një nga ta është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/