Katër raste të dhunës familjare janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në drejtorinë rajonale të Prishtinës.
Rastet kryesisht raportohet të kenë ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve, me ç’rast të dyshuarit kanë përfunduar në mbajtje dhe janë ndaluar, transmeton Fol Drejt.
Për tri rastet në Prishtinë, raporti 24 orësh i policisë bën të ditur se:
Prishtinë 31.07.2022-03:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë 31.07.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 31.07.2022-10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se me të dyshuarin ka probleme edhe më herët si dhe i njëjti është përdoruar i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar.
Ndërkohë, në Fushë Kosovë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:20, me ç’rast edhe këtu sulmi ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari, pas vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/