Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Gjakovës, përkatësisht në Rahovec, Gjakovë dhe Malishevë.
Të tria rastet u raportuan gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Rahovec 02.03.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë, 02.03.2023 – 02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima nuk ka dashur të pranoj tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Malishevë, 02.03.2023 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/