Dje, Policia e Kosovës lajmëron të jenë raportuar tri raste me falsifikimin e një shume të konsiderueshme të të hollave.
Pas pranimit të denoncimit policia ka konfiskuar kartëmonedhat me vlerë nga 200 deri në 800 euro. Policia ka nisë hetimet që të mbledhë detaje mbi rrugën se si kanë qarkulluar e arritë deri te ankuesit paratë e falsifikuara.
Më poshtë Fol Drejt, ju sjell raportin e plotë të policisë:
Prishtinë 03.06.2022-12:10. Me datë 08.06.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar për një kartëmonedhë prej 200€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.
Prishtinë 12.05.2022-10:00. Me datë 08.06.2022 ankuesja femër kosovare, ka raportuar për një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.
Lipjan 08.06.2022-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për një shumë parashë në vlerë totale prej 824 euro qe dyshohet se janë të falsifikuara. Rasti nën hetime. /FolDrejt/