Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tri raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar ndonjë vdekje nga ky virus, transmeton Fol Drejt.
Është shëruar edhe një pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 953.
Aktualisht në Kosovë janë 20 raste aktive.