IKShPK ka njoftuar për rastet e reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste të vdekjes nga Covid-19, transmeton Fol Drejt.
Janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.810.642 doza të vaksinës.
Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.
Në total numri i rasteve aktive është 2.996./FolDrejt/