Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) regjistroi tre tërmete të dobëta në Bullgarinë jugore brenda 30 minutave.
Më i forti ishte në orën 10:15 me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte 13 kilometra në veri-verilindje të Dimitrovgradit (Bullgari) dhe 30 kilometra nga Stara Zagora, në një thellësi prej dy kilometrash, transmeton Novinite, përcjell Fol Drejt.
Një tërmet i dytë ka ndodhur pak minuta më vonë, në të njëjtën zonë.
Magnituda e tij ishte 2.5 gradë sipas shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte 13 kilometra në veriperëndim të Harmanli, në një thellësi prej dy kilometrash./FolDrejt/