Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrahur nga tre të dyshuar të cilët e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.
Viktima ka raportuar se pasi e kanë rrahur i kanë marrë një shumë prej 327 eurove dhe pastaj e kanë liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti i cili ka ndodhur në Ferizaj është në procedurë hetimore.