Bursat ndërkombëtare kanë pësuar një prej rënieve më të forta të muajve të fundit. Bëhët fjalë për një rënie prej 500 pikësh për Dau Xhons në Nju Jork – duke kujtuar rënien drastike prej 4.6 përqind të dy viteve më parë. Poashtu rënie të mëdha ka pësuar edhe S$P dhe Nasdaq.
Shkaku i rënieve në indeksin industrial Dau Xhons në Nju Jork, erdhi pas lajmeve se çifti Donald dhe Melanie Trump u infektuan me Covid19, shkruan nbcnews.com, përcjell foldrejt.com.
Këto rënie jane shënuar pikërisht në momentin kur Dhoma amerikane lëshoi dekretin për stimulim ekonomik prej 2.2 trilionë dollarësh për qytetarët amerikanë të enjten mbrëma./Foldrejt.com