Kanadaja do të japë një ndihmë ushtarake shtesë pak më shumë se 480 milionë dollarë amerikanë për Ukrainën gjatë tre viteve të ardhshme, tha sot kryeministri Justin Trudeau para Parlamentit kanadez, gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Trudeau njoftoi se si pjesë e kësaj ndihme, Kanadaja do të dorëzojë më shumë tanke Leopard 2 në Ukrainë, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.
Përveç kësaj, 50 automjete të blinduara, duke përfshirë automjetet e evakuimit mjekësor, që do të ndërtohen nga punëtorët kanadezë në Ontario, do të dërgohen në Ukrainë për tre vjet./FolDrejt/