Justin Truedau ka vizituar gjatë ditës së sotme shtetin polak teksa është takuar me kryeministrin, Mateusz Morawiecki.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se ka vendosur të “shënjestrojë civilët” dhe tha se çdo gjuajtje e re ndaj tyre në Ukrainë do të merr “përgjigje të ashpër”.
Lexo po ashtu:
LIVE: Dita e 12-të e agresionit – publikohen të dhënat rreth humbjeve të ushtrisë ruse, presidenti i Lituanisë paralajmëron se “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”
LIVE: Dita e 12-të e agresionit – publikohen të dhënat rreth humbjeve të ushtrisë ruse, presidenti i Lituanisë paralajmëron se “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”
“Neglizhimi i pakuptimtë i jetës njerëzore nga Putini është absolutisht i papranueshëm. Është fare e qartë se tani ka në shënjestër civilët”, tha Trudeau para gazetarëve në Varshavë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për gjenocid pasi zyrtarët ukrainas njoftuan se një aeroplan rus bombardoi një spital për fëmijë të mërkurën, ku ka vrarë tre persona, duke përfshirë një fëmijë.
Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e kryeministrit kanadez në Poloni ndërsa ka pasur takime edhe me zyrtarë të tjerë evropianë. /Telegrafi/