Ish-presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi sot se avokatët e tij kishin një “takim produktiv” me përfaqësuesit e Departamentit të Drejtësisë, duke shtuar se akuza ndaj tij do të “shkatërronte më tej” Shtetet e Bashkuara.
“Avokatët e mi patën një takim produktiv me Departamentin e Drejtësisë këtë mëngjes, duke shpjeguar në detaje se nuk kam bërë asgjë të keqe dhe se padia ndaj meje vetëm do të shkatërronte më tej vendin tonë”, u shpreh Trump në “Truth Social”.
Ai shtoi se ekipit të tij nuk i është dhënë asnjë paralajmërim gjatë takimit.