Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se është paditur për keqpërdorim të dokumenteve, të cilat i ka mbajtur pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.
Trump gjithashtu njoftoi të enjten se ai duhet të paraqitet në sallën e gjyqit në Miami të martën e ardhshme. Ai po ashtu deklaroi: “Unë jam njeri i pafajshëm”.
Kjo është aktakuza e parë federale në historinë e SHBA-së kundër një ish-presidenti amerikan, raporton Zëri i Amerikës, përcjell Fol Drejt.