Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në gjykatën në Manhatan, ku u arrestua zyrtarisht dhe pasi mbërriti para gjykatës dhe doli nga makina me të cilën po udhëtonte, shikoi në drejtim të mbështetësve të tij dhe ngriti grushtin në shenjë përshëndetjeje.
Sipas Guardian, Trump do të marrë shenjat e gishtave në gjykatë, pas së cilës ai do të paraqitet në gjyq ku pritet të deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat./FolDrejt/