Ish-presidenti amerikan Donald Trump është deklaruar i pafajshëm për akuzat e reja në lidhje me një aktakuzë të mëparshme në lidhje me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Ai shtoi se nuk do të jetë i pranishëm në gjykatë më 10 gusht kur do të zbardhen zyrtarisht tri pikat e reja të aktakuzës, raporton Reuters.
Javën e kaluar, prokurorët federalë shtuan akuza të reja kundër Trump dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij në një çështje penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën Mar-a-Lago në Florida, edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.