Ish-presidenti amerikan Donald Trump dënoi vendimin e presidentit aktual të SHBA-së Joe Biden për të dërguar municione thërrmuese në Ukrainë, si pjesë e një pakete të re ndihme për atë vend, dhe paralajmëroi se një veprim i tillë mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
“Joe Biden nuk duhet të na tërheqë zvarrë drejt Luftës së Tretë Botërore duke dërguar municione thërrmuese në Ukrainë – ai duhet të përpiqet t’i japë fund luftës dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin e tmerrshëm të shkaktuar nga një administratë e paaftë”, tha Trump në një deklaratë, e cila u publikua nga fushatat e tij.
Ai shtoi se municionet thërrmuese të pashpërthyera “do të vrasin dhe gjymtojnë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm ukrainas për dekadat e ardhshme, shumë kohë pas luftës”, raportoi NBC amerikan./FolDrejt/