Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se nga 1 shatori do ketë ngritje për 10 përqind të tarifave ndaj mallrave kineze të eksportuara në SHBA. Konkretisht bëhet fjalë për mallra me vlerë 300 miliardë dollarë
Lufta tregtare mes dy ekonomive më të forta të globit, ka tundur tregjet ndërkombëtare. SHBA pak më parë kishte ngritur për 25 përqind tarifat ndaj mallrave kineze.
Në formë jo-zyrtare lufta mes SHBA-së dhe Kinës po zhvillohet edhe në aspektin teknologjik, ku e para e ka akuzuar për vjedhje të taktikës kurse e dyta kërkon të shmang dominimin amerikan./Foldrejt.com