Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka qëndruar i heshtur pas kërcënimeve të vijueshme të autoriteteve iraniane për hakmarrja. Ai në një postim në rrjetet sociale, ka potencuar se në rast se Irani bën një veprim të pamatur, “atëherë SHBA do SHKATËRROJË SHPEJT DHE ASHPëR 52 vende të rëndësishme iraniane”, përcjell foldrejt.com.
Numri 52 lidhet me numrin e pengjeve amerikane që u mbajtën të ngujuar për më shumë se një vit nga Irani pasi ishin rrëmbyer nga ambasada amerikane në Tehran. Disa minuta pas kësaj deklarate, faqja e internetit të një agjencie qeveritare amerikane u hakua nga një grup i quajtur “Grupi i Hakerëve Iranianë të Sigurisë Kibernetike”, shkruan “BBC”.
Ndërkohë pak më parë, në një tjetër postim, Trump shkroi:
“Shtetet e Bashkuara shpenzuan dy trilion dollarë për pajisjet ushtarake. Ne jemi më të mëdhenjtë dhe deri tani më të MIRËT në botë! Nëse Irani sulmon një Bazë Amerikane, apo ndonjë Amerikan, ne do dërgojmë disa nga këto pajisjet e bukura të reja… pa hezitim!”