Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati i mundshëm republikan për president, Donald Trump, u ka premtuar votuesve se do t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve, nëse rizgjedhet.
Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte filluar dislokimin e trupave në kufirin e Ukrainës pas “katastrofës” së “përjashtimit të tij nga Shtëpia e Bardhë”, raporton Klix.
Ai akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se nuk po përpiqet as të negociojë me Putinin.
Ai shtoi se mund t’i japë fund luftës shumë shpejt pasi të zgjidhet president.
“Do të kem një marrëveshje brenda 24 orëve. Duke qëndruar para jush sot, unë jam i vetmi kandidat që e kam bërë këtë premtim”, tha Trump, transmeton Fol Drejt.