Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë.
Duke u paraqitur në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për përgjigjen e Presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Unë hyra dje dhe aty ishte një ekran televiziv dhe thashë: “Ky është gjenialitet”, tha Trump.
“Putini deklaron një pjesë të madhe të Ukrainës – të Ukrainës. Putin e deklaron atë si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: “Është e pavarur”, një pjesë e madhe e Ukrainës”.
“Unë thashë, “Sa i zgjuar është?” Dhe ai do të hyjë dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes … Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor”.
Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin më vonë, duke përçmuar pasardhësin e tij.
“Duhet të thuash se është shumë e zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje”.