Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë pasur një takim shumë produktiv të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, informon foldrejt.com, shkrimin e mediave turke si Sabah. Temat që janë biseduar në takimin kokë më kokë dhe takimin 75 minutësh mes dy delegacioneve është rreth aeroplanëve F-35, situatës në Siri dhe rritjes së volumit tregtar ekonomik mes të dy shteteve, shkruan foldrejt.com.
I njohur për fjalitë troç, Trump përpara takimit tha se është “fans i madh i presidentit Trump” dhe se Turqia është një “aleat i rëndësishëm i NATO dhe partner strategjik i SHBA”.
Të dyja shtetet pritet të rrisin shkëmbimin tregtar nga 20 deri në 100 miliardë dollarë, kurse në lidhje me Sirinë Erdogan theksoi se nuk ka dallim mes YPG dhe terroristëve të PKK, duke nxjerë edhe një foto të CIA, ku dokumentohet se lideri i terroristëve të PKK, Abdullah Ocalan, shihet duke u larë në det me komandantin e YPG, Ferhad Abdi Şahin.
Në lidhje me dëbimin e ish pjesëtarëve të ISIS nga Turqia në Perëndim, Trump tha se është e vështirë të bindej Europa.
“Kam folur me Evropën për këtë. Mendoj se duhet të na kishin ndihmuar me ISIS-in sepse shumë prej tyre (xhihadistëve) u larguan nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të ndryshme. Këto shtete duhet të na kishin ndihmuar sepse nëse ata do të lirohen, çka ne do e bëjmë, por nëse ata lirohen, do të duan të kthehen pas në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe në të gjitha ato shtete që nuk po na ndihmojnë. Unë u dhashë mundësinë: Doni t’i merreni mbrapsht? Dhe në mënyrë inteligjente ata thanë “jo, faleminderit”. Por kjo nuk është e drejtë”, u shpreh Trump.
.
Lideri i PKK Öcalan (front) dhe Şahin