Pas mbetjes së Shqipërisë një kohë të gjatë pa ambasador amerikan, duket se po vjen emri i ri. Ajo është Juri Kim që gëzon mbështetjen e presidentit Donald Trump për të qenë e para e shtetit amerikan në Tiranë, informon foldrejt.com.
Kim është një diplomate karriere, e cila ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e zyrës për Europën Jugore. Më herët ajo ka drejtuar Qendrën e Departamentit të Shtetit për studime diplomatike, e mes shumë detyrash të tjera ka mbajtur edhe postin e shefes së stafit të zëvendës sekretarit të Shtetit.
Kim ka shërbyer edhe si këshilltare politike në ambasadën e SHBA-së ne Irak dhe më pas në Turqi.
Propozimi i ri i presidentit Trump për të drejtuar Ambasadën Amerikane në Shqipëri vjen pasi Kongresi rrëzoi propozimin e tij të parë Kathleen Ann Kavalec, e cila ishte përzgjedhur që të pasonte Donald Lu.