Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar pesë persona për pasardhësin e mundshëm të John Bolton – shefin e ri të Këshillit të Sigurimit Amerikan. Përpara gazetarëve Trump paraqiti pesë emrat, të cilat janë: ish zv.shefi i Këshillit të Sigurimit Robert O’Brien, udhëheqësi për sigurimin e armëve bërthamore, Rick Waddell, ish zv.shefja e Boltonit, Lisa Gordon-Hagerty, Fred Fleitz dhe këshilltari i Mike Pence, Keith Kellogg.
Por mediat gjermane vijojnë të theksojnë se edhe ambasadori amerikan në Gjermani, Grenell, ka akoma shansa për të fituar këtë post./Foldrejt.com