Vajza më e re e presidentit amerikan Donald Trump, përkundër deklaratave anti-emigracion, do të martohet me një emigrant nga Libani, shkruan foldrejt.com. Bëhet fjalë për Michael Charbel Boulos (25), një arab i krishterë.
Tiffany Trump, 26, e cila u njoftua verës 2018 me Michael Charbel Boulos (25) në ishullin Mykonos të Greqisë, tashmë edhe do martohen. Familja e Boulos përndryshe ka në pronësi një firmë multi-miliardere në tregti dhe ndërtime, SCOA Nigeria PLC, njëra ndër firmat më të rëndësishme në perëndim të Afrikës.
Përndryshe 25 vjeçari Boulos ka katër nënshtetësi, mes të cilës edhe atë amerikane. Por gjithsesi, etnia e tij e vërtetë është arab nga Libani./Foldrejt.com