Nga dita e shtunë (nesër), pritet që presidenti Donald Trump t’u kthehet takimeve publike, ka thënë doktori që vëzhgon ecurinë e Covid19 te presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës.
“Presidenti ka kaluar një terapi ekstremisht të mirë,” tha doktori Sean Conley, përcjell foldrejt.com, shkrimin e Shtëpisë së Bardhë.
Të shtunën bëhen plot dhjetë ditë që kur Trump është diagnostifikuar me Covid19.
Momentalisht në SHBA po mbahet fushata presidenciale, andaj kandidatët për presidentë duan ta shfrytëzojnë maksimalisht për të mbajtur takime me simpatizantët e tyre./Foldrejt.com