Presidenti amerikan Donald Trump, ka theksuar se fitorja ndaj Kovid19 do rezultojë pa vaksinë, pasi ai do hiqet vetë, informon foldrejt.com. Ai këto komente i bëri të premten në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo do të zhduket pa një vaksinë. Do të zhduket dhe ne nuk do ta shikojmë më, shpresojmë pas një periudhe kohe”- tha Trump. Presidenti tha gjithashtu se edhe pse mund të ketë një ‘shpërthim’ në vjeshtë, virusi do të largohet.
Deklaratat e Trump ranë në kundërshtim me qëndrimet e mjekut kryesor të task forcës së koronavirusit në SHBA, Anthony Fauci. Fauci mendon se Covid-19 nuk do të largohet aq thjesht.
“Jam pothuajse i sigurt se do të rikthehet sepse virusi është aq i bartshëm dhe është i shpërndarë në gjithë botën”- ka thënë më herët Fauci. Të njëjtin mendim kishte edhe informatikani Bill Gates. /Foldrejt.com