Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë videokonferencës në Shtëpinë e Bardhë u bëri një ofertë disa shteteve për t’i mbështetur me pajisje mjekësore si pasojë e Kovid19. Ai të premten tha se shtetet që do përfitonin nga oferta e tyre janë Hondurasi, Meksika, Franca dhe Gjermania.
“Nëse ata kanë nevojë, ne mund t’u dërgojmë respiratorë,” tha ai, përcjell foldrejt.com.
Por studimet e fundit, sipas medias gjermane merkur.de, thonë se respiratorët nuk ndihmojnë në shërimin e Kovid19, bile mund të jenë të dëmshme. Ndaj kjo ofertë nuk është konsideruar serioze./Foldrejt.com