Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se të qenit komandant i përgjithshëm është “shumë e dhimbshme për familjen” dhe se për shkak të kësaj, vajza dhe dhëndri i tij Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk do të kenë role në administratën e mundshme presidenciale në të ardhmen.
Trump, 77 vjeç, u pyet nga spikeri i Fox News, Bret Baier, nëse do të dëshironte që Ivanka Trump dhe Jared Kushner të ishin përsëri pranë tij në Shtëpinë e Bardhë nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, për të cilën ish-presidenti u përgjigj: “Jo.”
Trump tha se familja e tij ka kaluar shumë keq që kur ai vendosi të kandidojë për president, raportoi “New York Post”, transmeton Fol Drejt.