SHBA ka vendosur të tërhiqet prej Sirisë veriore, kurse prej kohësh Turqia kërkon të pushtojë këtë pjesë me pretekstin për të parandaluar kurdët komunistë nga krijimi i një shteti separatist dhe në të njëjtën kohë të krijojë një zonë sigurie për kthimin e refugjatëve sirianë, informon foldrejt.com.
Por SHBA duket se nuk dëshiron t’i lë bash në baltë miqtë e tyre kurdë, që sëbashku luftonin kundër ISIS. Presidenti Donald Trump, pavarësisht se do tërheq trupat nga Siria veriore, ka paralajmëruar presidentin Erdogan se “nëse Turqia merr përsipër të kryejë diçka që për dijen time vlen si tabu, atëherë unë do shkatërroj totalisht ekonominë turke.”
Duket se Trump ka ndryshuar pikëpamjet pas kritikave të shumta nga republikanët që theksonin se me largimin e amerikanëve nga Siria vetëm se përkeqësohet situata dhe i lihet rruga e lirë Turqisë./Foldrejt.com