Presidenti amerikan Donald Trump, pasi dënoi sulmin në Ohajo dhe Teksas, theksoi se kërkon forcimin e dënimit me vdekje për vrasësit racialë dhe terroristë, informon foldrejt.com. Presidenti premtoi se ky lndryshim i ligjit do rishikohet nga ministria e drejtësisë.
Kujtojmë se 29 persona u vranë në dy sulme gjatë fundjavës. Një sulm në një dyqan Walmart në El Paso, Teksas, i mori jetën 20 personave ndërsa nëntë të tjerë humbën jetën në një tjetër sulm në Dayton, Ohio.