Presidenti amerikan Donald Trump të enjten mbrëma, nga Shtëpia e Bardhë, se virusi që ka kufizuar lirinë e lëvizjes së gjithë qytetarëve të botës, ka dalë nga një laborator i Wuhanit në Kinë, informon foldrejt.com.
I pyetur – A keni parë prova që ju japin bindje të lartë se virusi ka dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan? -, presidenti amerikan u përgjigj: “Po, kam parë”.
“Hetuesit tonë po punojnë mbi këtë çështje, pavarësisht nëse Kina e ka bërë këtë qëllimisht ose gabimisht. Nuk mund t’ju tregoj më shumë”, u shpreh më tej Trump, pas këmbënguljes së gazetarëve me pyetje mbi këtë çështje.
Presidenti amerikan ka paralajmëruar Kinën se mund të përballet me pasoja të rënda, në rast se ka fshehur të dhëna për virusin që po sjell krizë në gjithë botën./Foldrejt.com