Ish-presidenti amerikan dhe kandidati për nominimin presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump, tha se viti 2024 do të mbahet mend si viti i “ndërhyrjes së paligjshme në shkallë të gjerë në zgjedhje” në SHBA.
“Ky vit do të mbahet mend si viti i ndërhyrjeve të koordinuara të paligjshme në zgjedhje nga i korruptuari Joe Biden, presidenti më i keq dhe më i korruptuar në historinë e Shteteve të Bashkuara, dhe Departamenti i Drejtësisë, FBI, prokurorët e shtetit dhe qarkut në të gjithë vendin”, tha Trump në një video adresim.
Ai shtoi se përkundër kësaj do të fitojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në nëntor të këtij viti.