Senati amerikan nuk arriti të grumbullojë mjaft vota për të dënuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump në “impiçmentin” e tij të dytë, transmeton Alsat. Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është liruar nga akuza për “nxitje të kryengritjes” gjatë trazirave të 6 janarit në Kapitoll të Uashingtonit.
Gjatë votimit, 57 senatorë votuan që Trump të shpallej fajtorë dhe 43 votuan kundër. Shtatë republikanë votuan që ish-presidenti amerikan të shpallej fajtor. Që Trump të shpallej fajtor për akuzat për nxitje të kryengritjes, duheshin 67 vota.
Kjo është hera e dytë që Trump shfajësohet në Senatin amerikan. Gjyqi i dytë ndaj Trumpit nisi pasi Dhoma e Përfqësuesve, me kërkesën e demokratëve miratoi një artikull për gjykim, për nxitjen e kryengritjes.