Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka mbledhur 15.4 milionë dollarë donacione gjatë ditëve të fundit, në një kohë kur prokurori i Manhattan ngriti akuza kundër tij, tha selia e fushatës së Trump, duke përmendur mbështetjen financiare nga donatorë të vegjël.
Gati 98 për qind e donacioneve që nga shpallja e aktakuzës më 30 mars erdhën nga donatorë që dhanë më pak se 200 dollarë dhe 24 për qind erdhën nga donatorët për herë të parë për Trump, i cili ka mbledhur para vazhdimisht që nga viti 2015, kur u bë kandidat për presidencën amerikane, raportoi Bloomberg, transmeton Fol Drejt.