Që nga aktakuza federale kundër Donald Trump, ish-presidenti amerikan do të dalë sot për herë të parë në publik për t’iu drejtuar mbështetësve të tij republikanë në shtetet e Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut.
Trump, i cili mbetet kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, pavarësisht nga problemet ligjore në rritje, pritet të përdorë fjalimet në dy mitingje për të kundërshtuar akuzat dhe për të forcuar pretendimet e tij se ai është viktimë e një “gjuetie shtrigash” të motivuar politikisht. “ e cila kryhet nga Ministria e Drejtësisë në administratën e presidentit Joseph Biden, transmeton AP.
Një aktakuzë e pavulosur të premten e akuzon atë me 37 akuza të krimit në lidhje me grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida./FolDrejt/