Ish-presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë akuzat e autores dhe gazetares Elizabeth Jean Carroll se e kishte përdhunuar atë në një dyqan në Manhattan, duke i përshkruar ato si “historia më qesharake, më e neveritshme”.
Në videon, e cila u shfaq në gjykatë në Manhatan, Trump tha se akuzat ishin të sajuara dhe se sulmi nuk ndodhi kurrë, përcjell Fol Drejt.
“Nëse kjo do të kishte ndodhur, do të ishte raportuar brenda pak minutash”, tha Trump, duke shtuar se klientët dhe punonjësit në dyqanin shumë të zënë do ta kishin dëgjuar bujën dhe do të kishin alarmuar autoritetet./FolDrejt/