fbpx
E diel, 24 Nëntor, 2024

Trump nuk e zgjat afatin për shitjen e TikTok-ut një kompanie amerikane

Lexoni edhe..

“Ose do ta mbyllim TikTok-un në këtë vend për arsye sigurie, ose ky aplikacion do t`i shitet një kompanie tjetër amerikane. Unë nuk do ta zgjas afatin e dhënë deri më 15 shtator”, tha Trump.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se afati deri më 15 shtator i dhënë për aplikacionin kinez TikTok nuk do të zgjatet më tej, duke riafirmuar se aplikacioni do të mbyllet në vendin e tij nëse nuk i shitet një kompanie amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ose do ta mbyllim TikTok-un në këtë vend për arsye sigurie, ose ky aplikacion do t’i shitet një kompanie tjetër amerikane. Unë nuk do ta zgjas afatin e dhënë deri më 15 shtator”, u tha Trump gazetarëve para një udhëtimi për në Michigan.

Më 3 gusht, Trump kishte paralajmëruar se SHBA do të ndalojë aplikacionin TikTok më 15 shtator nëse ai nuk i shitet një kompanie amerikane.

Në të njëjtën ditë, në një deklaratë të bërë nga Microsoft, një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në SHBA, u tha se janë bërë negociata për blerjen e shërbimeve amerikane të aplikacionit TikTok, që i përket kompanisë kineze ByteDance.

Në deklaratë thuhej është negociuar një marrëveshje për të blerë shërbimet në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re dhe të drejtën për të vepruar në këto vende.

Të ngjajshme