E gjithë bota ishte kah Shtëpia e Bardhë kur presidenti amerikan Donald Trump do mbante fjalimin rreth kundërpërgjigjes së sulmit raketor iranian mbi bazat ushtarake në Irak, informon foldrejt.com. Por ajo që ra në sy, me pak fjalë, “është një paqe e lehtë mes SHBA-së dhe Iranit”, pasi sipas Trump-it, asnjë ushtar amerikan nuk ka humbur jetën dhe se tash për tash do ketë vetëm “sankcione të fuqishme ekonomike ndaj Iranit.”
Mes tjerash Trump do shprehej:
Ditët e fundit Solemeini po planifikonte sulme të tjera dhe objektivat ishin amerikane, por ne e ndalëm atë. Duart e Solemeinit ishin të përlyera me gjak amerikan dhe iranian. Ai duhej të ishte ekzekutuar para shumë kohësh.
Duke hequr Solemeinin ne kemi dërguar një mesazh të rëndësishëm tek terroristët që të vlerësojnë jetën e tyre dhe të mos rrezikojnë jetën e njerëzve tanë.
Ne do të shikojë dhe do të vlerësojmë që ti përgjigjemi sulmeve të Iranit, SHBA-të do të vendosin sanksione ekonomike mbi regjimin e Iranit. Këto sanksione të fuqishme do të mbeten deri në momentin që ata ndryshojnë qëndrim.
Në marrëveshjen nukleare të 2013 Iranit i janë dhënë 150 milliardë dollar për të mos përmendur 1.8 milliardë në kesh. në vend që të na falenderojnë ata brohorasin vdekje Amerikës.
Më tutje Trump u ndal edhe te sulmi raketor iranian mbi bazat ushtarake amerikane në Irak.
“Asnjë ushtar nuk është dëmtuar nga sulmi i mbrëmshëm i regjimit të Iranit. Të gjithë ushtarët tanë janë mirë dhe janë shkaktuar vetëm disa dëme minimale.
Ushtria e Amerikës është e gatshme të përballojë çdo gjë. Asnjë jetë amerikane apo irakiene nuk është humbur nga sulmi i Iranit,” tha ai./Foldrejt.com