Pavarësisht se ShBA ka votuar pakon për ndihmë prej 2.2 trilionë dollarë në luftën kundër krizës së shkaktuar nga Covid19, kohëve të fundit frika është shtuar me rritjen eksponenciale të infektuarve dhe vdekjeve, veçanërisht në kryeqendrën botërore Nju Jork, informon foldrejt.com.
Ndaj kësaj, presidenti Donald Trump ka vendosur që të mos i vendosë në karantinë shtetet New York, New Jersey dhe Connecticut, por banorët nga shtetet New York, New Jersey, Connecticut nuk duhet të largohen nga kjo hapësirë me disa përjashtime thelbësore.
Kjo ka ardhur me pretekstin se izolimi “do të paralizonte sektorin financiar”./Foldrejt.com